Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio.

Policia ben me dije se dy shtetas ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah shtetasin E. D., i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.