Plagoset me thikë një adoleshent në Durrës.

Nga informacionet paraprake të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 09:30, në lagjen nr. 16.

Dy adoleshentët, shtetasit A.L. 18 vjeç  dhe K.A. 17 vjeç, banues të dy në Durrës, janë konflikuar në rrugë për motive të dobëta.

Policia thotë se shtetasi A.L. ka goditur me mjet mprehës (thikë), në krah, 17-vjeçarin K.A.

Raportohet se i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici, ku po pyetet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.