Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë vënë në pranga autorin e plagosjes së dyfishtë, të regjistruar në orët e para të mëngjesit.

Për këtë ngjarje është arrestuar në flagrancë shtetasi Oltion Suta, 36 vjeç, banues në Krujë, polic në Burgun e Zaharisë, Krujë.

Pas një kontrolli të imtësishëm të territorit, efektivët e rendit kanë mundësuar identifikimin e vendit ku fshihej autori duke e arrestuar në flagrancë, pa kaluar 24 orë nga kryerja e veprës penale.

Ngjarja

Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:45, në ambientet e një lokali tek një karburant, në afërsi të stadiumit të Krujës, pas një konflikti çasti për motive të dobëta është konfliktuar me dy shtetas, një prej të cilëve daja i tij.

Në debat e sipër, ai ka plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT (në foto) shtetasit R.Sh. (daja i të arrestuarit), rreth 62 vjeç dhe G.G. (plagosur lehtë në dorë), rreth 47 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

MaterialetI kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja në rrethana cilësuese" e mbetur në tentative, parashikuar në nenin 79/ ç, 22  të Kodit Penal.