Policia e Durrësit shoqëron dy persona që plagosën në këmbë një 51-vjeçar me pushkë sportive. 

Në një njoftim zyrtar, policia bën të ditur se shtetasi 51-vjeçar D.C. është plagosur në këmbë në lagjen nr.18 dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.02.2017, rreth orës 18:05, në lagjen Nr.18, Durrës është plagosur lehtë në këmbë,  me pushkë sportive(me ajër),  shtetasi D.C.  51  vjeç, banues në Durrës.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar dy persona, si autorë të dyshuar.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.