Nje grua e moshuar eshte gjetur e pajete kete mbremje ne banesen e saj ne Berzhite. Ajo eshte gjetur e lidhur kembe e duar, dhe dyshimet paraprake jane se ajo mund te kete rene pre e grabitesve. E moshuara jetonte e vetme.
Njoftimi i Policise:
Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.
Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.
Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).
Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes





