Policia e Tiranës ka bërë të mundur lirimin e personit të marrë peng, Ylber Kera.

39-vjeçari u mor peng sot në sy të fëmijës së tij 7-vjeçar në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, nga tre persona, identiteti i të cilëve nuk mësohet ende.

Menjëherë policia u vu në ndjekje të autorëve të rrëmbimit, të cilët ka mundur t'i lokalizojë në një lokal në rrugën “Siri Kodra”.

Pas lirimit të pengut, efektivët kanë shoqëruar në polici të gjithë të pranishmit që ndodheshin në lokal, mes të cilëve dyshohet se janë dhe pengmarrësit.

Ngjarja

Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, shtetasi Ylber Kera, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilët ishin duke udhëtuar me një mjet tip Benz. Sipas deklarimeve të fëmijës në polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marrë me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar.