Policia e Durrësit ka parandaluar vrasjen e një personi ditën e sotme.
Mësohet se uniformat blu kanë ndërhyrë në kohë duke vënë në pranga personin, i cili kishte planifikuar që të kryente vrasjen.
Ngjarja është regjistruar në Manzë.
Në vijim priten të zbardhen detaje nga policia e Durrësit rreth kësaj ngjarjeje.





