Ish-kryeministri Sali Berisha është qëlluar me grusht nga një person, teksa i është bashkuar protestës së opozitës.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka hyrë në mes të turmës dhe e ka qëlluar me grusht në pjesën poshtë syrit.

Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat, të cilët kanë arritur ta ndalojnë si dhe e kanë dhunuar për disa çaste.