Protestues dhe simpatizantë të opozitës kanë hedhur mbrëmjen e sotme dhjetëra flakadanë dhe fishekzjarrë në oborrin e Kryeministrisë.
Nuk dihen arsyet e këtij acarimi të protestuesve, por për disa minuta me radhë oborri i godinës qeveritare është pushtuar nga flakët. Nuk ka pasur dëme materiale apo të lënduar.
Sheshi para çadrës është mbuluar nga tymi por para kryeministrisë nuk janë parë forca policie.





