Një person i paidentifikuar, ka qëlluar me mjet prerës, punonjësin e policisë tek rrethrrotullimi në Bathore. Sipas policisë, personi i plagosur është shtetasi me inicialet Z.P., rreth 50-vjeç ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI I PLOTE

Më datë 22.09.2017, në Sallën e Komandimit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak rezulton se :

Tek rrethrrotullimi i Bathores në Tiranë, punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qënë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar.

Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.