Një ditë para seancës plenare, kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar takimin e përjavshëm me aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta.

Takimi vjen pas ofertës së LSI për zgjidhjen e krizës politike duke ofruar të gjitha mandatet e ministrave, edhe atë të kryetarit të Kuvendit, nëse kjo do të përbënte një garanci për opozitën.

Prej dy ditësh fati i koalicionit qeverisës është në udhëkryq, pasiIlir Meta ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën, ndërkohë që kryeministri Rama është kategorik kur flitet për zgjedhjet.