Një fëmijë është rrëzuar paraditen e sotme nga kati i gjashtë i një pallati në qytetin e Lezhës.

Sipas raportimeve paraprake, thuhet se fëmija i moshës 6 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u transportua menjëherë me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Tiranës.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të djalit 6-vjeçar nga pallati, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të incidentit.