Rrjedhja e nje bombule gazi ka alarmuar zjarrfikesit mbrëmjen e sotme në Durrës.
Mësohet se rrjedhja ka ndodhur në një banesë në zonën e Spitallës, ndërsa policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësit i trembeshin faktit se rrjedhja e gazit mund të bëhej shkak për ndonjë shpërthim të mundshëm në banesë, por fatmirësisht gjithçka u mbyll në kohë dhe pa të lënduar apo dëme materiale.





