Teksa po zbatohet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahirit, me qëllim që të arrestohet, pasi emri i tij u përmend në dosjen e përgjimit të bisedës mes trafikantëve Habilaj e Celaj, nga autoritetet italiane, ka reaguar edhe deputeti socialist.
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, duke dalë nga banesa ka folur për herë të parë për mediat në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij.
Ai u drejtohet gazetareve të pranishëm aty duke u thënë se “nuk keni parë gjë akoma”.





