Protestuesit e mbledhur për të mbështetur Sali Berishën janë drejtuar tashmë drejt kryeminsitrisë pasi u shpërndanë nga selia e PD nga RENEA dhe FNSH-ja.

Turma udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vijon të mbajë në hundë maskën kundër gaz.

“Për fatin më të zi të këtij vendi, narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane në këmbë, që u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë”, tha Berisha.