Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet, pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Policia e Tiranës njofton se ka marrë një telefonatë në orën 10:30 që raportonte për një vrasje.
Nuk dihen detaje të tjera për rastin, ndërsa uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes pranë stadiumit “Selman Stermasi”.





