Kaos në Kuvendin e Maqedonisë. Fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit maqedonas të shqiptarit Talat Xhaferi (ne foton poshte), qytetarët kanë kundërshtuar fort vendimin, duke u hedhur në protestë.

Turma të mëdha njerëzish kanë hyrë me forcë në sallën e parlamentit dhe kanë sulmuar aty deputetët. Nga pamjet filmike që transmetojnë mediat maqedonase, shihet kaosi që është krijuar në sallën e Kuvendit, mes të cilëve duket i gjakosur dhe opozitari Zoran Zaev.