Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Të shtëna me armë janë dëgjuar në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ku nga informacionet e para mësohet se burri ka vrarë gruan e tij në mes të rrugës.
Nuk dihen ende arsyet e krimit në familje, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacione paraprake zyrtare.
Policia ka mundur të ndalojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet F.K., 53 vjeç.





