Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër – Koplik.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve raportohet për një viktimë dhe 3 persona të tjerë të plagosur.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur tek Ura e Vrakës.
Të tjera detaje pritet të mësohen në minutat në vijim, pasi policia, grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.





