Përplaset për vdekje nga treni një person në Durrës.
Aksidenti i rëndë është shënuar rreth një orë më parë, në orën 15:30 në Sallmone, ku viktimë ka mbetur shtetasi F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.
Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, viktima është përplasur te nënkalimi hekurudhor nga treni i linjës Durrës – Vorë.
Fatkeqësisht 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





