Një incident në punë i ka marrë jetën pak minuta më parë një punonjësi në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit.
“DurrësLajm“, mëson se i aksidentuari është përplasur me një vinç. Goditja ka qenë fatale për punonjësin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





