29 prill 2015 – Humb jetën në aksident një 38-vjeçar. Viktima mësohet se është 38 vjeçari Daniel Marku, nga Fieri.

Ai udhëtonte në makinën tip “Benz” me targa AA 170 IL nga Plepat në drejtim të Shkozetit.

Shoferi ka humbur papritur kontrollin e makinës duke u përplasur me një shtyllë në krah të rrugës. Policia mbërriti në vend duke bërë transportimin e të aksidentuarit, por ai kishte ndërruar jetë.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”