Një person ka mbetur i vdekur, mbrëmjen e sotme në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e qytetit bregdetar, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një dyqan ushqimor dhe në sherr kanë mbetur të përfshirë pronari i tij dhe 3 persona.

Mësohet se pronari i dyqanit është plagosur me thikë dhe megjithëse është dërguar me urgjencë në spital ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorët, që kanë tentuar të largohen nga vendngjarja.

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës dhe autorëve të krimit të rëndë.

(VIJON)