Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth një orë më parë në Durrës. Një punonjëse policie 23-vjeçare ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Viktimë është shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e saj në Katund Sukth.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.





