Një krim i rëndë ka ndodhur në Durrës pak minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një vrasje të dyfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.
Dy viktimat kanë qenë duke lëvizur me makinë, kur janë qëlluar me armë nga një mjet tjetër në ecje, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Personat e vrarë janë ende të paidentifikuar, ndërkohë që forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
“DurrësLajm” sjell fotot e para nga vendi i ngjarjes.
VIJON….





