Vritet me armë zjarri në Tiranë, Artan Cuku, ish-Drejtori i Policisë së Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 të kësaj të shtune te Liqeni Artificial në kryeqytet.

Autorët, pasi e qëlluan Cukun për vdekje, mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Artan Cuku e mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në 2013-n. Cuku ka qenë gjithashtu nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë, nga viti 2009 deri në vitin 2011.