Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Sipas “BalkanWeb” apartamenti ndodhet në katin e katërt të një pallati në kompleksin e banesave sociale në Shkozë.
Po kështu mësohet se ka njerëz të bllokuar brenda tij që kërkojnë vazhdimisht ndihmë, pasi nuk mund të dalin.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e banorëve nga pallati.





