Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme listat e kandidatëve për deputetë në qarqet e vendit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako sapo ka prezantuar listën e 15 kandidatëve për qarkun e Durrësit, të cilën “DurrësLajm” e publikon të plotë më poshtë.
Surprizë bën emri kryesues, ai i ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, e ndjekur nga një tjetër ministre, Milva Ekonomi.
LISTA E KANDIDATËVE PËR DURRËSIN:
- Eglantina Gjermeni, ministrja e Zhvillimit Urban
- Milva Ekonomi, ministrja e Ekonomisë
- Fidel Ylli
- Ilir Ndrazhi, biznesmen (përfaqëson Shijakun)
- Roland Xhelilaj, prefekt
- Jurgen Çyrbja, pedagog në UAMD dhe jurist
- Rraman Rramja
- Klodiana Spahiu
- Altin Gazaj
- Alban Ramohitaj
- Ledion Lako
- Ana Dhamo
- Bashkim Xhafaj (nga rrethi i Krujës)
- Alion Hyska
- Agim Karaj, biznesmen





