Një lajm i keq vjen nga këngëtarja e njohur Adele. Ajo kishte njoftuar se do të ndërpriste tour-in e saj dhe e gjitha kjo dukej si një dëshirë për t'u larguar nga mediat, por Adele nuk është mirë, ajo ka një problem  në kordat vokale, që e kanë detyruar të anulojë dy koncertet e fundit të cilat ishin parashikuar në stadiumin e "Wembley", në Londër.

‘Jam shumë e dëshpëruar, më vjen keq, ju kërkoj ndjesë’ ka thënë këngëtarja në një postim në Facebook dhe në Instagram, ku u kërkon ndjesë fansave të saj, me shpresën që gjithçka do të kalojë.