Nëse keni bërë plane për të shkuar në plazh këtë të shtunë dhe të diel, bëni mirë që të ndryshoni destinacion, pasi fundjava do jetë me reshje shiu.

Sipas meteorologëve, ditën e shtunë vranësirat do jenë ta pranishme gjatë gjithë kohës dhe në vendet malore do ketë reshje shiu. Ndërsa ditën e diel do të ketë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Ndonëse gjatë javës temperaturat kanë qenë të larta, në fundjavë ato do të pësojnë rënie.