Serie A po planifikonte rinisjen e futbollit, duke ndjekur shembullin gjerman, por ndoshta kjo nuk mund të ndodhë. Pas problemeve te Fiorentina me 6 të infektuar me koronavirus, një tjetër lajm i keq vjen nga Italia.

Tashmë është Sampdoria, klubi i cili ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke raportuar se 3 lojtarë kanë dalë pozitivë me koronavirus, ndërsa një tjetri i është rikthyer virusi.

“Sampdoria bën me dije se pas testeve të bëra kanë dalë pozitivë 3 lojtarë ndërsa ka një rast të rikthimit të COVID-19”, – shkruhet në komunikatë. Ky lajm është një problem i madh, sepse tashmë qeveria italiane e ka thuajse të pamundur, që të vendosë për vijimin e sezonit futbollistik.