Me anë të një statusi në “Facebook”, gazetari Vincent Triest, bën të ditur se Parlamenti Holandez po ndërmerr hapa për pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Statusi i plotë:

EKSKLUZIVE: PARLAMENTI HOLANDEZ MERR HAPIN E PARË PËR TË DISKUTUAR PEZULLIMIN E LEVIZJES SE LIRE ME SHQIPËRINE

Ndërsa ka munguar një reagim i unifikuar zyrtar nga Tirana për të kundërshtuar propozimin e Policisë dhe Prokurorisë Holandeze dhe kur shikoj që fatkeqësisht disa media dhe portale në Shqipëri janë marrë me diskreditimin e lajmit tim, Holanda ka marrë hapin e radhës.

Disa ditë pas publikimit të lajmit se Policia dhe Prokuroria Holandeze kanë kërkuar pezullimin e lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen, disa deputetë holandezë i kanë kërkuar Qeverisë Holandeze të marrë një vendim mbi propozimin në fjalë. Thënë ndryshe, deputetët kanë marrë hapin e parë për të nisur diskutimin për propozimin e rikthimit të vizave për shtetasit shqiptarë në Europë. (…) Holanda për momentin nuk ka një qeveri mazhoritare, pasi koalicioni i ri nuk është formuar ende. Për ketë arsye do të jetë pikërisht parlamenti që do të dominojë qeverinë në këtë vendim, që mund jetë hapi i parë në heqjen e vizave për shqiptarët.