Goli i parë në sallonet e mëdha të futbollit turk nuk i solli fat sulmuesit Rei Manaj.
Ndërkombëtari shqiptari, pak minuta pasi shënoi përballë Giaziantep, la fushën e lojës për shkak dëmtim.
Manaj bëri me shenjë nga stoli se kërkonte të ndrrohej, pasi ndjente dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
Kështu ai la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë dhe iu nënshtrua menjëherë analizave të hollësishme nga stafi mjekësor.
Sipas “BeIN Sport”, Manaj ka pësuar një këputje në muskujt e mbrapme të kofshës.
Nëse konfirmohet ky lajm edhe nga klubi, Manaj do të qëndronte disa javë larg fushave të lojës.
Gjithashtu ai do të humbiste edhe ndeshjet e kombëtares në tetor, pasi rikuperimi kërkon kohë.
Një lajm i keq edhe për trajnerin Silvinjo, i cili e sheh sulmuesin lushnjar titullar.
Sa i përket ndeshjes, Sivaspor fitoi me shifrat 3-2 për llogari të javës së pestë të Superligës.