Sporti i UFC-së më zi. Ish-luftëtari Anthony “Rumble” Johnson, një nga grushtuesit më të mëdhenj në historinë e UFC-së, është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare.Nuk dihen shkaqet e vdekjes së Johnson, i cili prej disa kohësh po luftonte me sëmundjen.
Mësohet se Johnson vuante nga limfoma jo-Hodgkin, një lloj kanceri jo i zakonshëm tek të rriturit.Ariel Helwani, menaxher i ish-luftëtarit të njohur, e dha lajmin e hidhur nëpërjet një postimi në rrjetet sociale:“Lajm i tmerrshëm! Anthony “Rumble” Johnson vdiq sot. Ai ishte 38 vjeç.
Johnson kishte kohë që po luftonte me një sëmundje. Ishte një nga luftëtarët më të talentuar në historinë e MMA-së (Artet e përziera marciale). Iku shumë shpejt. U prehtë në paqe!”





