Shqipëria vijon të shënojë shifra të ulëta të rasteve të reja por dhe viktimave me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë është shënuar në 24 orët e fundit asnje viktime dhe 15 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Durrësi në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm një rast aktiv, ndërkohë që qarku Durrës është në pozita mjaft të favorshme krahasuar me qarqet e tjerë, pasi renditet në vend të parafundit për rastet aktive, me vetëm 11 të infektuar. Pas tij renditet vetëm Dibra me 4 raste aktive.
Ky duket një ogur i mirë për të gjithë qarkun që po përgatitet për sezonin turistik, pas dy goditjeve shumë të forta si tërmeti dhe pandemia. Duket se pandemia po mbetet pas, ndërkohë që ekonomia pritet të nisë të dalë nga ngërçi i 18 muajve të fundit.
Ministria e Shendetesise ben te ditur se 15 rastet e regjistruara ne 24 oret e fundit janë konfirmuar pas ekzaminimit të 2,691 testeve të dyshuara pozitivë me COVID-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (26 Maj 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,691
Testime totale 706,327
Raste pozitive 132,244
Raste të shëruara 128,978
Raste Aktive 819
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 401
Korçë 95
Shkodër 86
Vlorë 49
Elbasan 39
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 31
Fier 20
Kukës 11
Durrës 11
Dibër 4





