Është miratuar rezoluta për heqjen e Roamingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Kjo rezolutë është votuar me 69 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim.
Të gjithë grupet parlamentare e përkrahën këtë nismë, duke thënë se përpos miratimit të saj, duhet të zbatohet edhe nga ana e Shqipërisë.