Njihet patenta shqiptare në Gjermani!

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili njofton se më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

“Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.

Më tej shton se: “Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada”.