Vjen lajmi i mirë i shumëpritur nga të gjithë. Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve, më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS në Siri.
Në foton e publikuar nga analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare, Ilir Kulla ai shihet në praninë e një prej punonjësve të Gjysmëhënës së kuqe siriane i buzëqeshur.
Ilir Kulla është ish-gazetar si dhe ka qenë këshilltar i disa presidentëve shqiptarë dhe ka një historik në lidhje me lirimin e personave të marrë peng nga terroristët në Irak.
Ende nuk nuk është e qartë nësë ka lidhje me rastin konkret, por është ndër të parët që tregon me fakte se Alvini nuk ndodhet në kampin e Al Hol, por në Damask pranë autoriteteve atje.
“Miremengjes te gjitheve nga Alvini i lire ne Damask!”, shkruan ai.





