Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka dhënë lajmin se ka filluar puna për riforcimin e pallatit “Jedas”, i klasifikuar me shkallë dëmi DS4 pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Rikonstruksioni i pallatit do të rikthejë në banesa 281 familje që jetonin në këtë objekt, të cilët kanë protestuar herë pas here në lidhje me vonesat për nisjen e punimeve për riparimin e dëmeve që godina shumëkatëshe pësoi nga lëkundja e fuqishme sizmike.

Më tej, në postimin e saj Sako bën me dije se shumë shpejt do të nisë puna për riforcimin e të tjera godinave me shkallë dëmi DS4.

POSTIMI I PLOTË

Ka filluar puna për riforcimin e pallatit Jedas të klasifikuar me shkallë dëmi DS4, duke mbajtur premtimin që u kemi bërë këtyre banorëve.

Rikonstruksioni i këtij pallati do të bëjë të mundur rikthimin në banesa më të sigurta se më parë të 281 familjeve të këtij objekti.

Shumë shpejt do të nisë puna për riforcimin e të tjera godinave me shkallë dëmi DS4 me financimet e qeverisë shqiptare.