Një lajm i mirë për të gjithë komunitetin dhe bizneset të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e Fllakës!

Mbas mbylljes për shkak të sigurisë rrugore nga ana e ARRSH-së të disa hyrje-daljeve abuzive lejuar gjatë viteve në superstradën Tiranë-Durrës, të cilat qenë shndërruar në black-spote duke shkaktuar aksidente të rënda në autostradë; do të fillojë rekuperimi dhe standardizimi i tyre.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, në bashkëpunim të ngushtë me sipërmarrjet e zonës industriale të Fllakës, u shqyrtua dhe u miratua në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar, projekti dhe mënyra e financimit të Nyjes së Fllakës (ndërveprimin me mbikalimin autostradal dhe ndërtimin e korsive të ngadalësimit), duke i krijuar akses në superstradën Tiranë – Durrës qindra bizneseve të zonës industriale në të dy drejtimet e aksit, por tashmë brenda standarteve të sigurisë rrugor.