Qendra e kontrollit teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës do të rikonstrukturohet tërësisht.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako shkruan se pas këtij projekti, mjediset do të jenë më komode dhe shërbimet më cilësore.
“Projekti merr parasysh rëndësinë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, që kreu 357,327 shërbime fizike gjatë vitit 2021 dhe që i shërben 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore, ndaj është parashikuar zgjerimi me një linjë të re testimi dhe hapësira jashtë për 95 vendparkime shtesë, ulëse, trotuare e zonë pedonale, rrugë, ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe rreth 7,500 m2. “, shkruan ndër të tjera Sako.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për qytetarët e Durrësit.
Qendra e Kontrollit Teknik, DRSHTRR Durrës do të rikonstruktohet tërësisht duke u kthyer në një qendër moderne brenda pranverës së vitit të ardhshëm.
Në këtë mënyrë qytetarët do të gjejnë aty mjedise komode dhe shërbime më cilësore. Përveç rikonstruksionit të qendrës projekti parashikon edhe rikualifikimin urban përreth, zgjidhjen e parkimeve dhe aksesit më komod për qytetarët.
Projekti merr parasysh rëndësinë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, që kreu 357,327 shërbime fizike gjatë vitit 2021 dhe që i shërben 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore, ndaj është parashikuar zgjerimi me një linjë të re testimi dhe hapësira jashtë për 95 vendparkime shtesë, ulëse, trotuare e zonë pedonale, rrugë, ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe rreth 7,500 m2.





