Gjatë konferencës së përbashkët me homologen kroate Marija Pejçinoviç Buriç, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dha një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi. 

Bushati njoftoi se në javët në vijim do të bëhet njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit të automjeteve. 

"Puna e përbashkët po vazhdon. Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milione euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona."