Duke filluar nga dita e hënë do të nisin punimet në aksin rrugor “Katër rrugët” – Rrashbull, për rehabilitimin me asfaltim dhe sinjalistikë të re.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana përmes një postimi në Facebook ndërsa shkruan se ky investim është një bashkëpunim i ftytshëm mes qeverisë shqiptare dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar
“NISIN PUNIMET NË AKSIN RRUGOR “KATËR RRUGËT” – RRASHBULL
Ndjehem entuziast që po i përcjell qytetarëve të Shijakut një lajm të tillë.
Të hënën nisin punimet në këtë aks rrugor. Një rrugë e amortizuar prej kohësh, e cila do të rehabilitohet me asfaltim dhe sinjalistikë të re. Kjo patjetër që përbën një lehtësim për të gjithë banorët në lëvizjet e tyre të përditshme.
Falenderoj Kryeministrin Edi Rama për gjithë mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetit tonë, gjithashtu Qeverinë Shqiptare dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për këtë bashkëpunim të frytshëm, një investim i nevojshëm për të gjithë banorët e Shijakut dhe jo vetëm.
Ne si Bashki do të jemi gjithmonë këmbëngulës për të zgjidhur problematikat e qytetit.
Detyrimi ynë moral është të përmbushim çdo pritshmëri që lehtëson jetën e qytetarëve.
Me vullnet të mirë dhe me përgjegjësi sociale ndaj çdo komuniteti, së bashku mund të kalojmë çdo sfidë për të përmirësuar qytetin.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, shkruan Arbana.
Kujtojmë që ky segment rrugor ishte i amortizuar prej kohësh dhe qytetarët janë ngritur në protestë herë pas here për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Amortizimi i aksit nacional vetëm 5 kilometra i gjatë që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun ishte kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve prej vitesh,





