Michael Schumacher do të bëhet gjysh pasi vajza e tij, Gina njoftoi se është shtatzënë me foshnjën e bashkëshortit të saj Iain Bethke. Gina e ndau lajmin me fansat në faqen e saj në Instagram teksa postoi foto të një kali duke qëndruar pranë një grumbulli tullumbacesh rozë.
“Duke pritur me padurim ardhjen e vajzës sonë të vogël”, – u shkruan ajo 335 mijë ndjekësve të saj.
Kjo vjen pasi ajo dhe Bethke u martuan në shtator në vilën luksoze të familjes Schumacher në Majorka, të cilën e blenë për 27 milionë paund në 2017.
Gazeta gjermane BILD raportoi në atë kohë se kishte shumë të ngjarë që shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Schumacher të ishte i pranishëm, pothuajse 11 vjet pas përplasjes së tij gati fatale në ski, megjithëse kjo është diskutuar. Gina, 27 vjeç është një kalorëse e suksesshme në garat me kuaj dhe ka qenë e lidhur me Bethke, i cili është gjithashtu një entuziast i kuajve, që nga viti 2017.
U raportua në fillim të vitit, Gina dhe i dashuri i saj do të martoheshin gjatë verës në Villa Yasmin, të cilën familja e Schumacher e blenë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. Mbetet e paqartë nëse Michael Schumacher, mori pjesë në ceremoni pasi shumë media e hodhën poshtë teorinë e BILD.
Pasi e kaloi karrierën e tij me mjeshtëri duke pilotuar makinat më të shpejta dhe më të rrezikshme në botë për më shumë se 15 vjet, pasi u tërhoq në vitin 2012 në moshën 43-vjeçare, Schumacher pothuajse humbi jetën në një rënie të frikshme në Francë vetëm një vit më vonë, në dhjetor 2013.