Një tifoz nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka humbur jetën pasi u sëmur teksa ishte në stadiumin Anfield për të ndjekur ndeshjen mes Liverpool dhe Benficës.

20-minuta para startit të sfidës, tifozi i të kuqve, nuk u ndje mirë dhe mori menjëherë ndihmën e mjekëve të cilët e transportuan me urgjencë drejt spitalit.

Megjithatë, edhe pas gjithë ndërhyrjeve të nevojshme për fat të keq 60-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.

Sakaq, zëdhënësi i klubit të Liverpool ishte personi që konfirmoi edhe lajmin e trishtë nga Anfield.

Ngushëllime për të gjithë tifozerinë e Liverpool, mendimet tona janë për familjen dhe miqtë e mbështetësit tonë. Falenderojmë edhe personat e parë që ndërhynë dhe shërbimin e emergjencës për disponilitetin”, theksohet në deklaratën e zëdhënësit për shtyp.

Sakaq, autoritetet e Merseyside konfirmuan se vdekja erdhi prej shkaqeve natyrore dhe nuk ka asnjë rrethanë të dyshimtë.