Skuadra e Realit të Madridit ka marrë një lajm të hidhur nga infermeria sa i përket dëmtimit të mbrojtësit brazilian Marcelo. Braziliani u dëmtua në ndeshjen ndaj Barcelonës ku u detyrua të lërë fushën e lojës. Sipas parashikimeve, ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës rreth tre javë.

Fillimisht klubi nuk bëri të ditur shkallën e dëmtimit, por më pas ishte e përditshmja spanjolle “AS” që hodhi dritë mbi dëmtimin e tij që do të jetë jo më pak se tre javë.