Lajme shumë të mira nga Italia. Një ndër vendet më të goditura nga COVID-19 sot regjistron një numër vdekjesh që jep shpresë.

Sipas buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 vdekje.

Ky është numri më i ulët që prej 14 marsit, ndërsa vetëm një ditë më parë, Italia numëronte 415 viktima. Numri total i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 26.644 viktima.

Ndërsa përsa i përket rasteve të reja, ato janë rritur me 0.2%, pas 6 ditësh rresht që pësonin vetëm ulje.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1808 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në  64.928.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 197.675 të prekur nga koronavirusi.