Kishit planifikuar që ta kalonit fundjavën në bregdetin e Durrësit apo diku tjetër për të marrë rreze? Një lajm i keq vjen për ju, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga koha e paqëndrueshme dhe me reshje shiu.
Sipas “MeteoAlb”, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu ditën e shtunë me temperatura që variojnë nga 13 në 22 gradë Celsius në Durrës e Tiranë dhe nga 7 në 15 gradë Celsius në Korçë.
Temperatura minimale në vend parashikohen të arrihen në zonën jug-lindore të vendit, ku të shtunën parashikohet të kenë temperatura nga 7 në 15 gradë Celsius ndërsa e diela do të shënojë ulje të mëtejshme temperaturash, nga 4 në 16 gradë Celsius.
Pjesa veriore dhe qendrore e Shqipërisë do të ketë reshje shiu edhe të dielën, ndërsa ajo jugore do të ketë vranësira.





