Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nga Rumania, ku arbitri i njohur Ovidiu Hategan, ka pësuar një infarkt në zemër.
Rumuni po qëndronte në shtëpinë e tij mbrëmjen e të dielës, kur filloi të ndjente dhimbje në kraharor dhe më pas pësoi infarktin që i rrezikoi jetën. Ai u shoqërua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Siç bëjnë me dije mediat rumune, Hategan është në gjendje të mirë dhe do të qëndrojë në spital deri në fund të javës. Shanset që ai të gjykojë sërish një takim nuk dihen, por sipas mjekëve, mundësitë që zemra e tij të rikuperohet janë 100%.
Hategan gjithashtu ishte zgjedhur dhe si një prej arbitrave që do të vinte drejtësi në sfidat e Botërorit “Katar 2022”, por duhet parë gjendja e tij nëse do të mund të jetë pjesë e këtij kompeticioni.





