Në shkurt, bota e kinematografisw mori një lajm tronditës pasi Bruce Willis u tërhoq përgjithmonë nga Hollywoodi pasi u konfirmua se ai vuante nga demenca frontotemporale .

Pas kësaj, aktori që luajti në filmat ‘Pulp Fiction’, ‘Armageddon’, ‘Die Hard’ dhe ‘Sixth Sense’ vazhdoi të përkeqësohej dhe familja dhe miqtë i jepnin herë pas here disa të reja për gjendjen e tij shëndetësore.

Një nga përditësimet e fundit erdhi nga ish-partnerja e tij, Maria Bravo, e cila deklaroi se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit, sipas një raporti të Marca.

Bravo mori pjesë në një aktivitet bamirësie, ‘Global Gift Gala’, ku foli për gjendjen e tij shëndetësore.

” Po bëhet gjithnjë e më keq. Jo mirë. Unë fola me gruan e tij, Emën, dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri ”, shtoi ajo.